Japoni, shpërthencentrali bërthamori Fukushimas
TOKIO-Një shpërthim i dytë ka goditur impiantin nuklear në Tokio të Japonisë, vend i cili u lëkund nga tërmeti i fuqishëm dhe cunami i së premtes, por sipas ekspertëve. Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes. Nderkohe një alarm për një tjetër cunami u lëshua sot nga autoritetet japoneze, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi
DEL JASHTË FUNKSIONIT SISTEMI I FTOHJES NË CENTRALIN BËRTHAMOR FUKUSHIMA 1
ORA 08:20- Sistemi i ftohjes në reaktorin 2 të centralit bërthamor Fukushima 1 ka dalë jashtë funksionit, njoftoi operatori japonez i energjisë, Tepco, i cituar nga agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi.
Fukushima 1, i prekur nga tërmeti dhe cunami i së premtes, ndodhet 250 kilometra në veri të megapolit Tokio, që banohet nga 35 milionë persona.
ALARM PËR NJË TJETËR CUNAMI
ORA 08:10- Një alarm për një tjetër cunami u lëshua sot nga autoritetet japoneze, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi.
Ajo shtoi se bëhej fjalë për një cunami me lartësi dallge prej tri metrash, në birgjet verilindore të vendit.
Një tjetër goditje sizmike, me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Gjeofizik Amerikan, tronditi sot Japoninë, pak pas orës lokale 10:00 (01:00 GMT), vetëm tre ditë pas tërmetit më të fortë në historinë e vendit me magnitudë 8,9.
SHPERTHEN IMPIANTI BERTHAMOR 3 I FUKUSHIMAS 6 PLAGOSEN
ORA 07:00-Një shpërthim i dytë ka goditur impiantin nuklear në Tokio të Japonisë, vend i cili u lëkund nga tërmeti i fuqishëm dhe cunami i së premtes, por sipas ekspertëve, berthama e impiantt duket se i ka rezistuar shpërthimit.
Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.
Pamjet televizive kanë transmetuar shtëllunga tymi që dalin nga reaktori 3 i Fukushimas, një ditë pas shpërthimit të regjistruar në reaktorin 1. Agjensia japoneze e sigurise nukleare njofton se shpërthimi është shkaktuar nga grumbullimi i hidrogjenit.
Po sipas zyrtarëve, reaktori është ende i padëmtuar dhe niveli i radioaktivitetit është nën limitet e ligjshme.
Ndërkaq, të paktën 170 mijë japonezë që i mbijetuan tërmetit dhe cunamit kanë braktisur shtëpitë nga frika e përhapjes së ndotjes radioaktive nga centralet e dëmtuara bërthamore.
Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz mund t’i jenë ekspozuar rrezatimit ndërsa po evakuoheshin nga një vendbanim në afërsi të punishteve të dëmtuara. Ata dhe qindra të tjerë po testohen për ekspozim ndaj rrezatimit.
Përsa i përket shpërthimit të hidrogjenit, mëngjesin e së hënës në njërin prej impiantëve bërthamorë në Fukushima në veri të Tokios, zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se ndërtesa ishte ende e sigurt dhe se kishte pak rrezik të rrezatimit masiv. Operatorët në dy punishtet bërthamore po përpiqeshin të mbanin ulët temperaturat në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i madh i së premtes. Autoritet po përdornin ujë deti në përpjekje për të zvogëluar shtypjen e brendshme në reaktorë. Në ndërkohë, kompanitë energjetike në mbarë Japoninë paralajmërojnë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të rënies së prodhimit.
Viktimat në rritje
Sipas policisë së shtetit, numri zyrtar i viktimave e te zhdukurve ka kaluar në mbi 3000, por TV publik NHK, duke cituar burime te tjera, jep të tjera të dhëna. Sipas Naoto Takeuchi, shefi i policisë së prefektruës së Miagit, foli për 10 000 viktima në këtë rajon.
Më herët, Kryeministri i Japonisë Naoto Kan u bëri thirrje japonezëve të bashkohen për të kapërcyer krizën më të rëndë me të cilën sipas tij po përballet vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë thirrje të bashkohen për të rindërtuar vendin.
Gjithashtu është raportuar se tërmeti dhe pasoja e crregullimeve të shkaktuara prej tij, kanë aktivizuar edhe vullkanin Maunt Karangenat në Indonezi.
NASA
Agjencia amerikane për Gjithësinë NASA ka kumtuar se tërmeti i fuqishëm që të premten ka goditur Japoninë ka shkurtuar vazhdimin e ditës për 1.6 mikrosekonda, ndërsa Instituti italian për Gjeofizikë dhe vullkanologji ka theksuar se boshti i rotacionit të Tokës ka lëvizur për 10 centimetra.
Gjeofizikani i NASA-s Richard Gros ka llogaritur se tërmeti me fuqi 8,9 të shkallës së Rihterit, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda, raporton AP. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Japoni, 10 000 vdesin vetëm në Miyagi FOTO: Japonia goditet nga tërmeti e Tsunami me dallgë 7 metra FOTO: Cunami shkatërron Japoninë, pamje të marra nga lartë FOTO: Japonia një ditë pas cunamit shkatërrues FOTO: Japoni, cunami, prefektura e Miyagi dëme katastrofike VIDEO: BBC transmeton pamjet e Cunamit të një tv Japonez VIDEO: Japoni, vazhdojnë lëkundjet, japonezët ende të tronditur nga tërmeti apokaliptik