E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, 10 000 vdesinvetëm në Miyagi, rrezikpër shpërthim berthamor

TOKIO- Tekniket Japonezë po luftojnë sot për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune. Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Nderkohe më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK. Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi sot për rrezikun e madh për paslëkundje tërmeti me fuqi 7 ose më tepër ballë deri të mërkurën në mëngjes, duke i vlerësuar ato si 70 për qind të mundshme

KRYEMINISTRI JAPONEZ SITUATA E RËNDË SI NË VITIN 1945
Japonia po përjeton periudhen më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Deklarata erdhi nga kryeministri Japonez Naoto Kan. Në një fjalim televiziv, kreu i ekzekutivit në Japoni paralajmëroi edhe për ndërprerjet dramatike të energjisë në ditët në vijim, që i shtohet shkatërrimit të infrastrukturës nga tërmeti dhe cunami. 
Nëse ne do të mund ta kalojmë këtë situatë tha kryeministri kjo varet tashmë nga secili prej nesh. Dje një reaktor në Fukushima shpërtheu pas dëmtimit të sistemit ftohës, ndërkaq, teknikët Japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër bërthamor të dëmtuar. Po fusim ujë nga deti që të ftohim reaktorin, tha një zëdhënës i qeverisë, por aparaturat nuk tregojnë asgjë, nuk dimë cfarë të bëjmë tjetër. 
Autoritetet u kanë bërë thirrje dhjetra mijëra banorëve që të largohen, të paktën 20 kilometra nga objekti. 100 mijë njerëz janë përfshirë në ekipet e ndihmës që po perpiqen me vështirësi të mbërrijnë në zonat e goditura nga cunami si prej detit edhe prej ajrit. Vetëm në rajonin e Myagit nuk ka të dhëna për rreth 10 mijë njerëz, autoritetet shpresojnë të ketë të mbijetuar por në shumë zona është ende e pamundur të shkohet. 
EVAKUIM MASIV NGA RREZIKU I REZATIMIT
ORA 16:00- Zona e sigurisë përreth centralit bërthamor është zgjeruar në 20 km, tha kryeministri i Japonisë Naoto Kan: "Unë kam udhëzuar, që të gjithë njerëzit, të cilët jetojnë në një distancë prej rreth 20 km nga centrali bërthamor Fukushima duhet të largohen nga kjo zonë."
Sipas të dhënave zyrtare të paktën 22 vetë janë dërguar në spital me rrezatim, jozyrtarisht mësohet që qeveria të ketë pranuar për deri në 160 persona të prekur nga rezatimi. Më parë autoritetet insistonin, se nuk ka rrezik për popullsinë. Ndërkohë në veri-lindje të Japonisë 400. 000 vetë po evakuohen, vetëm në distancën rreth 20 km larg centraleve bërthamore Fukishima 1 dhe Fukushima 2 janë evakuuar, ose janë larguar vet në arrati drejt vendeve të sigurta 200.000 banorë.
Ndërkohë mendohet, se ky radioaktivitet nuk vjen nga reaktori. Ekspertët druhen, se era e ka përhapur radioaktivitetin nga provinca e Fukushimës, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

RREZATIMI NË FUKUSHIMA KALON KUFIRIN MAKSIMAL
ORA 15:35- Rrezatimi radioaktiv në centralin bërthamor japonez të dëmtuar prej tërmetit Fukushima 1 kaloi, sipas të dhënave të operatorit, përkohësisht vlerat maksimale ligjore.
Sipas të dhënave të fundit, në rrethinat e centralit bërthamor ishin rrezatuar 19 vetë, bën të ditur Deutsche Welle.
Impiantet Fukushima 1 dhe 2 kanë që prej tërmetit të së premtes probleme me ftohjen. Në një bllok reaktori pati shpërthim. Nëse atje ka shkrirje bërthamore, kjo vazhdon të jetë e paqartë.
Në rajonin rreth centraleve bërthamore u çuan në vende të sigurta, sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Vjenë.

GJËNDJE E JASHTËZAKONSHME EDHE NË CENTRALIN ONAGAWA
ORA 15:00- Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në central Onagawa në Japoni, pasi janë regjistruar nivele të larta rrezatimi. Autoritetet japoneze kanë informuar se po hetojnë shkaqet e crregullimit në centralin Onagawa. Sipas autoriteteve vendase tre reaktorët e centralit bërthamor për momentin janë nën kontroll.

RREZIK I LARTË PËR PASLËKUNDJE TËRMETI 7 OSE MË TEPËR BALLËSHE
Ora 14:40-Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi sot për rrezikun e madh për paslëkundje tërmeti me fuqi 7 ose më tepër ballë deri të mërkurën në mëngjes, duke i vlerësuar ato si 70 për qind të mundshme.
"Ekziston një rrezik në masën 70 për qind që të ndodhë një paslëkundje me fuqi shtatë ose më tepër ballë brenda tri ditëve, deri mëngjesin e 16 marsit", deklaroi drejtori i parashikimit sizmik të agjencisë, Takashi Yokota, i cituar nga mediat.
Më tej mundësia bie gradualisht. Ajo do të jetë 50 për qind nga data 16 deri 18 mars.
Paslëkundjet, me fuqi dy deri shtatë ballë vazhdojnë që nga dita e premte, dita kur ra tërmeti me fuqi 8,9 ballë sipas Institutit amerikan të gjeofizikës,USGS.

CENTRALI: LËNDA DJEGËSE E TIJ ËSHTË SHUMË TOKSIKE
ORA 14:30- MOX, lënda djegëse që përdor centrali bërthamor japonez i Fukushimas, ku është përqendruar sot i gjithë shqetësimi, është një material mjaft toksik, theksoi Réseau Sortir du nucléaire (RSN), një OJQ franceze.
Veçanërisht reaktori nr.3, i përfshirë nga një mbinxehje e lartë, funksionon me MOX ("përzierje oksidesh") një lëndë djegëse "jashtëzakonisht e rrezikshme që shpërbëhet më lehtë se lëndët djegëse klasike", bën të ditur RSN.
MOX, i përbërë nga uraniumi dhe plutoniumi, të përftuar nga mbetje bërthamore të ricikluara, është "shumë më reaktiv se sa lëndët djegëse standarte", i shpjegoi AFP-së Jean-Marie Brom, inxhinier atomik, drejtor i kërkimeve në CNRS (organizëm kërkimor publik ), dhe gjithashtu anëtar i RSN-së.
"Plutoniumi, që nuk ekziston në gjendje natyrore, është një helm kimik i fuqishëm. Do të ishte më mirë të mos përdorej fare", shpjegon ai.
Sipas RSN-së, "toksiciteti i tij është i dyshimtë: një grimcë e vetme e thithur mjafton për të shkaktuar kancerin e mushkërisë".
Japonia ka filluar së fundmi ta përdorë MOX për të vënë në funksionim centralet e saj dhe kishte parashikuar që në 2008, ta zgjeronte gradualisht përdorimin e tij në 2011-2012. Madje, Japonia ka nënshkruar një kontratë për furnizimin me MOX me operatorin bërthamor francez Areva.
Kompania që shfrytëzon centralin bërthamor në Fukushima (250 kilometra në verilindje të Tokios) njoftoi sot se sistemet e ftohjes së reaktorit nr. 3 janë me defekt. "Nuk mund të përjashtojmë një shpërthim, si ai që ndodhi të shtunën në reaktorin nr.1 të centralit", paralajmëroi qeveria japoneze.

VIJON RREZIKU NGA REAKTORI BËRTHAMOR
Ora 13:0-Sipas “CNN”, pritet një shpërthimi dyte në reaktorin bërthamor “Fukushima N3”, në Japoni. 5
Ekspertet deklaruan se reaktori “N3” permban hidrogjen qe mund të shkaktoje nje shperthim me përmasa më të mëdha se ai i 12 marsit.
Autoritetet në Japoni bene te ditur se nuk do te lejojne nje Chernobyl te dyte ne Fukushima.
Ambasada franceze ne tokio keshilloi qytetaret e saj ne japoni te largohen nga vendi, per te shmangur rrezikun nga shperthimet e mundshme nukleare.
Kryeministri japonez naoto kan deklaroi se vendi po perballet me krizen me te madhe qe pas luftes se dyte boterore.
Naoto kan i beri thirrje qytetareve te kontribuojne ne ndertimin e “Japonise se Re”.

SITUATA NË CENTRALIN BËRTHAMOR MBETET E RËNDˠ
Ora 12:40 - AFP citon sot se Kryeministri japonez Naoto Kan deklaroi sot se situata mbetet e rëndë në centralin bërthamor Fukushima 1 dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi verilindjen e vendit.

JAPONIA I KËRKON MË TEPËR GAZ RUSISË PAS TËRMETIT
Ora 11:00- Japonia i kërkoi Rusisë të japë më tepër gaz për arkipelagun japonez që po përballet me probleme energjetike pas tërmetit shumë të fortë të së premtes, njoftoi sot qeveria ruse.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje në mbrëmje kushtuar pasojave të tërmetit të pasuar nga një cunami në verilindje të brigjeve japoneze, kryeministri rus Vladimir Putin u përgjigj se Japonisë do t'i jepet çdo ndihmë e nevojshme, mësohet nga një komunikatë e qeverisë.
"Fqinjët tanë po përballen me një tragjedi të pamatë", theksoi ai, duke shtuar se Tokioja është një "partner i besueshëm që prej shumë vjetësh".
"Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Japoninë në këtë situatë dhe pavarësisht problemeve që kemi trashëguar nga e kaluara", vazhdoi Putin, duke e hedhur fjalën për mosmarrëveshjen territoriale lidhur me katër ishujt në jug të arkipelagut të Kurrileve të kërkuar nga Tokioja që prej aneksimit të tyre nga BRSS-ja në 1945-n.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Energjinë, Igor Seçin ka njoftuar gjithashtu se Japonia i ka kërkuar Gazpromit, kompania e kontrolluar nga shteti, furnizime më të mëdha me gazin e lëngshëm natyror.
Zyrtari rus deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të rrisë furnizimet me qymyr.
Ndalimi i disa reaktorëve bërthamorë pas tërmetit rrezikon të sjellë një mungesë të energjisë elektrike dhe të çojë në planifikimin e ndërprerjeve, paralajmëroi sot ministri japonez i Industrisë Banri Kaieda.

CUNAMI, NJË PERSON MBIJETON DY DITË NË MES TË DETIT I KAPUR PAS ÇATISˠ
Ora 10:40- Një japonez 60 vjeç u shpëtua sot 15 kilometra nga bregu verilindor i Japonisë pasi ka qëndruar dy ditë i kapur pas një pjese të çatisë së shtëpisë së tij të rrëmbyer nga cunami, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Hiromitsu Shinkawa u mor nga një destrojer i marinës në afërsi të rajonit Fukushima rreth orës 12:40 locales (03:40 GMT), shtoi ministria.
Personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë ai u dërgua me helikopter në një spital, shtoi burimi.
Sipas agjencisë Xhixhi, ky banor i qytetit Minamisoma u tregoi skuadrave të shpëtimit se kishte filluar të vraponte kur mësoi se po vinte cunami".
"Por, u ktheva për të marrë diçka në shtëpi dhe ai më arriti. U kapa në një pjesë të çatisë së shtëpisë sime që më shpëtoi jetën", shtoi ai.
Bilanci i fundit zyrtar i tërmetit me fuqi 8,9 ballë dhe cunamit që pasoi vlerësohet nga policia në 688 të vdekur, 642 të zhdukur dhe 1 570 të plagosur. Shefi i policisë së prefekturës Miyagi njoftoi se pret që bilanci ta kalojë shifrën 10 000 të vdekur vetëm në këtë rajon.

TËRMETI PRITET TË KETË NJË PASOJË EKONOMIKE TË KONSIDERUESHME
Ora 10:30- Tërmeti në verilindje të Japonisë pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme për ekonominë e vendit, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano.
"Tërmeti pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike të një numri të madh sektorësh", paralajmëroi ai në një konferencë shtypi.
Tërmeti me fuqi 8,9 ballë dhe cunami që pasoi shkatërruan rajonin Tohoku në bregdetin e Paqësorit, që siguronte tetë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, të ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Shumë aktivitete të brigjeve u rrënuan plotësisht dhe infrastrukturat u dëmtuan nga nga një dallgë 10 metra e lartë në metropolin Sendai.
Për të mbështetur ekonominë lokale, Banka e Japonisë u akordoi sot 55 miliardë jenë (480 milionë euro) 13 bankave të vendosura në rajon.
Rajoni Kanto, më në jug, që përfshin megapolin e Tokios dhe përbën 40 për qind të PBB-së, u godit gjithashtu rëndë si dhe ai i Iishiharas, në lindje të Tokios, ku një rafineri nafte e kompanisë Cosmo Oil është djegur pjesërisht.
Pjesa më e madhe e infrastrukturave dhe ndërtesave e kanë përballuar goditjen në këtë zonë urbane strategjike.
Rrjeti bërthamor japonez, që siguron rreth 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në vend, po ndeshet gjithashtu me krizën më të rëndë në historinë e tij që prej shpërthimit të djeshëm në reaktorin nr.1 të një centrali të prefekturës Fukushima, në verilindje, që pësoi çrregullime nga tërmeti.

JAPONI, POLICIA: MË TEPËR SE 10 000 TË VDEKUR NË MIYAGI
Ora 09:00- Më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte "asnjë dyshim" lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10 000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.

JAPONI, NË RREZIK DHE NJË REAKTOR TJETËR BËRTHAMOR
ORA 07:00-Tekniket Japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.

Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.

Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit, autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej. Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë japonezë.” 

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Japoni, zhvillimet dje Japoni, shqiptarë në Mijagi e Fukushima janë mirë, s'ka të lënduar FOTO: Japonia goditet nga tërmeti e Cunami me dallgë 10 metra VIDEO: BBC transmeton pamjet e Cunamit të një tv Japonez FOTO: Cunami shkatërron Japoninë, përpin anijen zhduket treni FOTO: Cunami shkatërron Japoninë, pamje nga lartë FOTO: Japoni, shpërthimi në Fukushima FOTO: Japonia një ditë pas cunamit shkatërrues FOTO: Masakrat në botë, mallkimi i numrit 11-të VIDEO: Japoni, vazhdojnë lëkundjet, japonezët ende të tronditur nga tërmeti apokaliptik FOTO: Japoni, rradhët e gjata, simbol i një rilindjeje të ngadaltë FOTO: Japoni, cunami, prefektura e Miyagi dëme katastrofike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›