E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, tërmet pranë Fukushimas

Një tërmet me magnitudë 6 ballë i shkallës rikter ka goditur verilindjen e Japonisë. Tërmeti e ka patur epiqendrën e tij në prefekturën e Fukushimës, ku ndodhet edhe reaktori i fuqishëm japonez bërthamor.

Sizmiologët vendas nuk e kanë dhënë alarmin për cunami pavarsisht magnitudës së konsiderueshme të tërmetit.

Mediat lokale bëjnë me dije se nuk është raportuar asnjë viktimë apo dëm material nga lëkundja sizmike. Sipas agjencisë japoneze të Sizmiologjisë burimi i lëkundjes sizmike ka qenë rreth 50 larg bregdetit të Fukushimas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›