E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Turqia bejnë thirrje për paqe në Siri

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, kanë rënë dakord për nevojën e një "tranzicioni drejt demokracisë" në Siri.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit, kanë folur me telefon të enjten.

Siç thuhet nga zyrtarët amerikanë, administrata Obama po shqyrton mundësinë nëse do të bejnë thirrje më të drejtpërdrejtë për Asadin në mënyrë për ta lënë pushtetin.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, ka deklaruar se edhe vendet të tjera duhet shtuar zërat me kërkesen që Asad të japë dorëheqjen.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë disa herë se Asad e ka humbur legjitimitetin e tij për të qeverisur.

Rreth 2,000 persona besohet të jenë vrarë dhe mijëra të tjerë të ndaluar në Siri që nga fillimi i protestave kundër regjimit Asad që kanë nisur në muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›