OKB e shqetësuar për vrasjet në Libi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e numrit të viktimave civil në konfliktin në Libi, duke përfshirë këtu edhe sulmet ajrore nga NATO-ja.
Në një deklaratë të re, Ban Ki Moon u bënë thirrje "të gjitha palëve", për të përdorur "kujdes të madh" në betejë.
Shefi i OKB-së, ka qenë më parë një mbështetës i fortë i fushatës ajrore të NATO-s në Libi.
Këshilli i Sigurimit në muajin mars ka miratuar një rezolutë për sulme në Libi.
Por, sulmet ajrore të NATO-s që kanë synim për t`i dhënë fund regjimit të Muamar Gadafit janë kritikuar nga anëtarët e këshillit, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut, vende këto që pretendojnë se veprimi i NATO-s ka shkuar përtej rezolutës së OKB-së për Libinë.
Në deklaratën e tij, Ban Ki Moon ka deklaruar se ai beson se nuk ka mundësi për një zgjidhje ushtarake të krizës në Libi.
Ai tha se "armëpushimi që është i lidhur me një proces politik "është" e vetmja mundësi e besueshme për arritjen e paqes dhe sigurisë në Libi".