E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, zgjedhjet për Dhomën e Lartë

Në Japoni po zhvillohen zgjedhjet parlamentare për Dhomën e Lartë që pritet të fitohen nga kryeministri Shinzo Abe.

Partia Liberal Demokratike e tij dhe aleatët mendohet se do të fitojnë shumicën duke marrë kontrollin e të dyja Dhomave të Parlamentit për herë të parë në gjashtë vitet e fundit.

Qendrat e votimit në Japoni janë hapur në orën 07:00 (22:00 me orën shqiptare) dhe do të mbyllen në orën 20:00 (11:00 me orën shqiptare).

Dhoma e Lartë japoneze, edhe pse jo aq e fuqishme sa Dhoma e Ulët, është në gjendje të bllokojë ligjet e aprovuara nga qeveria.

Na duhet stabilitet për të vazhduar me politikat tona. Ne do e kemi stabilitetin politik duke fituar zgjedhjet për Dhomën e Lartë, tha Abe të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›