Japonia, 10 helikopterë ushtarakë në ndihmë të Pakistanit
“Ministri japonez i Mbrojtjes, Toshimi Kitazawa, ka kërkuar përgatitjen e kësaj ndihme në përgjigje të një kërkese të bërë nga qeveria e Islamabadit”, njoftoi ministria përmes një deklarate për mediat.
Agjencia japoneze e shtypit “Kyodo” raporton sot se Japonia do të dërgojë po ashtu një njësit prej dhjetë helikopterësh transporti dhe më tepër se 300 trupa në mision shpëtimit. Ministri i Jashtëm japonez, Katsuya Okada, deklaroi se një kompani prej 20 trupash ushtarake po përgatitet për t’u nisur sot drejt Pakistanit.