E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca deporton sot 79 romë të paligjshëm për në Rumani

Paris, 19 gusht - Franca thotë se një avion udhëtarësh do të largohet sot për në Rumani me 79 romë në bord të cilët ranë dakord të riatdhesoheshin pasi kampet e tyre të paligjshme u shkatërruan. Zyrtarët francezë kanë në plan të deportojnë për në Rumani dhe Bullgari 700 anëtarë të pakicës roma që jetojnë ilegalisht në Francë. Pjesmarrësit do të marrin 386 dollarë për të rritur dhe 129 për të miturit që ndihmojnë në riatdhesimin e tyre, raporton VoA. Ndërkohë janë rritur kritikat ndaj fushatës së debatuar, për të cilën presidenti francez Nicolas Sarkozy thotë se është masë për të luftuar krimin. Sarkozy urdhëroi muajin e kaluar prishjen e 300 kampeve roma. Ai i quajti ato burime trafikimi dhe prostitucioni. Ministri i jashtëm i Rumanisë Teodor Baconschi tha dje se është i shqetësuar mbi rrëzikun se fushata mund të shkaktojë reagime populiste dhe mund të nxisë reagime ksenofobike. Një zëdhënës i Komisionit Evropain tha se zyrtarët po i ndjekin nga afër zhvillimet në Francë. Rregullat e BE-së lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, përfshi të drejtën për udhëtim, punë dhe banim në çdo vend brenda bllokut 27 anëtarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›