E Diel, 1 Nëntor 2026

Largohet nga Iraku brigada e fundit luftarake amerikane

Bagdad, 19 gusht - Brigada e fundit luftarake amerikane e caktuar për tu larguar nga Iraku në bazë të tërheqjes së planifikuar nga administrata e presidentit Obama, ka lënë atë vend ndërkohë që afrohet afati i 31 gushtit që trupat amerikane atje t’i japin fund operacioneve luftarake.
Agjencitë dhe stacionet televizive amerikane që shoqërojnë trupat që po largohen e konfirmuan tërheqjen. Makina e fundit e brigadës u njoftua se kishte kaluar kufirin për në Kuvajt në orët e para të ditës së djeshme, raporton VoA.
Por zyrtarët thonë se misioni luftarak amerikan në Irak nuk ka përfunduar. Ata thonë se kjo nuk do të ndodhë deri me 31 gusht, afati që të gjitha trupat luftarake që të kenë lënë Irakun.
Rreth 50 mijë trupa amerikane do të qendrojnë në Irak si një forcë tranzicioni. Ato do të fokusohen në trajnimin e ushtarëve irakianë dhe do të marin pjesë në operacione anti-terrori.
Forcat amerikane ka zhvilluar operacione luftarake në Irak prej më shumë se shtatë vitesh në Operacionin Liria e Irakut të nisur nga ish presidenti Xhorxh Bush. Presidenti aktual Barak Obama ka caktuar si objektiv për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Iraku deri nga fundi i vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›