E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Tokio - Japonia vendos të ashpërsojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, duke forcuar kontrollin e transfertave financiare mes dy vendeve. Ky vendim i qeverisë japoneze vjen si reagim pesë ditë pas lëshimit të një rakete koreanoveriore.

"Masa synon të përmirësojë kontrollin e transfertave të fondeve tona drejt Koresë së Veriut", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Takeo Kawamura.

Të gjitha transfertat e fondeve të Japonisë drejt Koresë së Veriut, të cilat janë mbi 10 milion jenë (74 000 euro), do t’i nënshtrohen për miratim paraprak autoriteteve japoneze. Mes këtyre masave, Tokio ndalon çdo lloj importi koreanoverior dhe aksesin në portet e tij për anijet të cilat lundrojnë me flamurin e Koresë së Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›