E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria amerikane do t'i blejë 17 600 makina administratës

Uashington - Qeveria amerikane ka vendosur të blejë 17 600 makina të prodhuara në Amerikë. Presidenti Barak Obama ritheksoi se mbetet i angazhuar për një industri të fuqishme amerikane të automobilave. Makinat, të cilat do të blihen tek “General Motors”, “Chrysler” dhe “Ford”, do të porositen për të gjithë administratën.

“Si pjesë e sipermarrjes tonë për të ndihmuar industrinë amerikane, unë urdhërova administratën të perdorë fondet e përcaktuara për rimëkëmbjen e ekonomisë, për të porositur makina efiçente përsa i përket karburantit, për të rritur kërkesën e blerjes ndaj këtyre kompanive dhe për të stimuluar ekonominë”, deklaron shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›