Izraeli kërkon kufij kohor për dialogun me Iranin
Jerusalem - Izraeli kërkon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të fiksojnë një kufi kohor në dialogun për bindjen e Iranit rreth armëve bërthamore.
"Duhet të mendojmë së bashku se sa kohë duhet lënë për dialogun, -deklaroi Sylvan Shalom, ministër izraelit i ngarkuar me zhvillimin rajonal. -Ajo që është e sigurte është se Izraeli nuk do ta tolerojë një Iran të pajisur me armë bërthamore, dhe as vendet arabe nuk do ta tolerojnë, as SHBA-ja dhe as Evropa”.
Me gjithë kërkesën drejtuar ShBA-së, ministri izraelit është mosbesues lidhur me shanset për të bindur Teheranin me diplomaci. Ai deklaroi se ky dialog nuk mund të jetë për të humbur kohën. Shalom u nënvizoi se opsioni më i mundshëm është presioni ekonomik mbi Teheranin dhe jo sulmi ushtarak.