Japonia do liroje peshkatarin kinez

Japonia do te liroje kapitenin e nje varke peshkimi kineze qe u arrestua dy jave me pare dhe qe coi ne konfliktin me te eger te viteve te fundit mes Pekinit dhe Tokios.
Autoritetet japoneze e kane akuzuar Zhan Qixiong se ka goditur me varken e tij dy vraka te marines niponike prane ishujve te diskutuar ne detin e Kines Lindore.
Nga ana e saj Kina kishte kerkuar lirim te menjehershem te tij dhe pa kushte.
Levizja vjen pasi kater shtetas japoneze u ndaluan ne Kine nen dyshimin se po filmonin ne menyre ilegale nje zone ushtarake.
Nje zedhenes i Ministrise se Jashtme japoneze ka deklaruar se ambasada ne Pekin ka marre konfirmimin per ndalimin e tyre.
Por ai tha se nuk deshiron te spekuloje nese ceshtja ne fjale eshte e lidhur me arrestimin e peshkatarit kinez.