E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork gjendet i vrare diplomati latin

Nje diplomat nga Nikaragua eshte gjetur i vdekur me gurmazin e prere ne apartamentin e tij ne Nju Jork.

Zyrtari konsullor Cesar Mercado 34 vjec u gjet i vdekur nga shoferi i tij qe kishte mberritur ne apartament per ta cuar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Zevendespresidenti i Nikaraguas Jaime Morales deklaroi per mediat se ka marre garanci nga autoritetet amerikane se FBI do te hetoje ngjarjen.

Nderkohe nje zedhenes i Departamentit te Policise se Nju Jorkut deklaroi se motivet e vrasjes jane ende te paqarta dhe se deri tani nuk eshte arrestuar asnje person.

Shoferi e gjeti zotin Mercado te shtrire vetem pak hapa larg deres se hapur te shtepise se tij te zhytur ne nje pellg gjaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›