E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia fik reaktorin e fundit berthamor

Japonia po mbyll reaktorin e fundit bërthamor, si pjesë e sigurisë së lartë që prej tërmetit të cunamit të vitit 2011. Reaktori i tretë tek impianti Tomari, në prefekturën e Hokaidos, po fiket për disa punime rutinë që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen.

Fikja e reaktorit të fundit e lë Japoninë pa energji nga impiantet atomike, për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Deri vitin e kaluar, Japonia siguronte 30 për qind të energjisë elektrike nga energjia bërthamore. Qindra persona marshuan në rrugët e Tokios, duke valëvitur flamuj për të festuar atë që ata shpresojnë të jetë fundi i energjisë bërthamore në Japoni. Që nga katastrofa e Fukushimës, të gjithë reaktorët e vendit janë fikur për mirëmbajtje. Ata duhet të kalojnë testet kundër tërmeteve dhe tsunameve dhe banorët duhet të japin konsensusin e tyre për t’i rindezur ata. Deri tani, një gjë e tillë nuk është bërë. Ministrat kanë paralajmëruar se Japonia do të përballet me kufizime të energjisë gjatë sezonit të verës si dhe do të jetë pa energji bërthamore që prej vitit 1970.

Organizatorët e marshimit anti-bërthamor në kryeqytet vlerësojnë se pjesëmarrësit kanë qenë rreth 5.500.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›