E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Europian i shqetesuar per biznesin

Të mbrojmë bizneset e vogla dhe të mesme nga një mungesë e re kredie që i ccon ato drejt falimentimit. Këtë radhë të deturuar më shumë nga rregullat se sa nga tregjet. Është kjo kërkesa e dy komisionerëve europianë, Michael Barnier i Tregut të brendshëm dhe Antonio Tajanit, për Industrinë, të drejtuar presidentit të Autoritetit Bankar Europian, Andrea Enria. Në kuadër të miratimit të rregullave të Bazelit tre mbi kapitalin bazë të bankave, në komisionin e Ekonomisë në PE të shtyrë për 14 majin, të dy komisionerët i kanë shkruar një letër presidentit të ABE ku i kërkojnë rezultatet e para të analizës së sistemit bankar europian. Shqetësimi i komisionerëve lidhet me faktin se ndërkohë që Komisioni është i angazhuar të vendos masat për të nxitur ekonominë reale, direktiva e re që përfshin rregullat e Bazelit, mund të krijojë efekte negative mbi ekonominë e kryesisht për SME-të. Komisionerët europianë i kërkojnë autoritetit bankar që cështja të analizohet jo vetëm nga këndvështirmi mikro- ekonomik mbi mundësinë e falimentimit të bizneseve por edhe ka pikpamja makro, për të vërtetuar ekzistencën ose jo të një efekti sistemik të rrezikut të tyre. Me përcaktimin e nivelit bazë të kapitalit të bankave europiane që pritet të miratohet në mesin e muajit maj, sasia e aseteve bazë të tyre pritet të shkojë në 10,5% nga 8% i të gjithë portofolit të tyre, që do të thotë kapital edhe për huatë ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm. Dhe shqetësimi i tyre fokusohet pikërisht tek frika se kjo gjë mund të përkthehet në një reduktim të mëtejshëm të ofertës për kredi. Analiza e Autoritetit bankar Europian dhe konkluzionet, thuhet në letrën e Barnier dhe Tajani, nënshkruajnë përpjekjet e mëtejshme të ndërmarra nga të gjitha institucionet europiane për të mbështetur rritjen dhe për të aktivizuar të gjitha levat që mundësojnë një dalje sa më të shpejtë nga kriza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›