E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet arketimi i gjobave te makinave

Aplikimi i kontrollit on line për qytetarët nëse kanë gjoba kanë rritur ndjeshëm arkëtimet. Gjatë javës që lamë pas vetëm në Tiranë janë arkëtuar 4112 gjoba, thuajse dyfishi nga 2764 gjoba që ishin vendosur në të njëjtën periudhë.

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë bëjnë të ditur se në faqen e tyre klikimet për të mësuar nëse ka gjoba, shkojnë 4-5 mijë në ditë.

Madje sipas të njëjtave burime në momente kur piku I klikimeve është më I madh ka sjellë probleme me bllokimin e faqes për shkak se nuk I përballon dot.

Në total vetëm në njësinë rajonale të policisë rrugore në Tiranë në një javë janë arkëtuar 6.141.549 lekë të reja nga 2.870.000 lekë që është vlera e gjobave të vendosura.

Abc neës publikoi mënyrën sesi mund të mësohet nëse keni gjoba vetëm vetëm duke klikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Qytetarët mjafton të hyjnë në faqen zyrtare ëëë.asp.gov.al dhe aty në të klikojnë në linkun në të djathtë “Kontroll për kundravajtjet rrugore.

Në të njëjtën faqe mund të futesh edhe nga adresa e Ministrisë së Brendshme ëëë.moi.gov.al dhe aty duhet të futesh te faqja e policisë së shtetit dhe të vijohet normal me linkun në këtë faqe “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

Aty mjafton të vendosësh targën e mjetit dhe numrin e shasisë dhe me një kërkim të thjeshtë do të dalë që keni 0 gjoba, pranë nuk keni ndëshkime për kundravajtje rrugore, ose do të dalë numri I gjobave, vlera e tyre pa kamatë dhe llojin e shkeljes për të cilën jeni ndëshkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›