E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia frenon jenin

Qeveria e Japonisë ka ndërhyrë në tregjet monetare për ta dobësuar jenin dhe për të arritur rritjen ekonomike.

Ministri i financave, Yoshihiko Noda, tha se ky veprim u ndërmor për ta mbrojtur ekonominë japoneze, derisa ky vend e vazhdon rindërtimin nga tërmeti i 11 marsit dhe cunami shkatërrues që pasoi.

Dollari amerikan u forcua kundër jenit japonez, pas kësaj ndërhyrjeje, duke arritur vlerën prej 78 jenësh, pasi e kishte arritur nivelin më të ulët këtë javë, kur vlente vetëm 76 jenë.

Ekspertët thonë se jeni i fuqishëm mund ta dëmtojë ekonominë japoneze duke e reduktuar vlerën e të ardhurave të jashtme të korporatave të Japonisë dhe duke i bërë eksportet japoneze në tregjet e jashtme shumë më të shtrenjta.

Dollari ishte dobësuar në tregjet monetare për shkak të shqetësimeve për perspektivën e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›