Tendosjet nën sipërfaqe

Masakra në Norvegji shërben si përkujtues për armiqësinë aktuale etnike, nën sipërfaqen e këndshme dhe tolerante të shteteve Nordike. Suedia, Danimarka dhe Norvegjia kanë siguruar renome botërore, për shkak të përpjekjeve të tyre për të krijuar shoqëri paqësore dhe të barabarta, me programe zemërgjera për imigracion, të ndërthurura në politikat e qeverive. Partitë e djathta dhe ato kundër imigracionit kanë shënuar forcim të jashtëzakonshëm në Skandinavi gjatë viteve të fundit.
Ai frikësohej nga imigrantët, mbante një listë të viktimave, në të cilën ishte përfshirë edhe emri i një artisti të famshëm me ngjyrë dhe sulmoi shënjestrat e tij me një pushkë.
Ky rast i ngjason atij të Anders Behring Breivikut-një sulmues i vetëm, duke zbrazur tërbimin ksenofobik me anë të një shpërthimi shokues të dhunës. Dhe përkundër faktit se sulmuesi, i cili tmerroi vitin e kaluar qytetin Malme në Suedi ishte më pak vdekjeprurës se vrasësi në Norvegji, zbulimet e fundit shërbejnë si përkujtues për armiqësinë aktuale etnike, nën sipërfaqen e këndshme dhe tolerante të shteteve Nordike.
Suedia, Danimarka dhe Norvegjia kanë siguruar renome botërore, për shkak të përpjekjeve të tyre për të krijuar shoqëri paqësore dhe të barabarta, me programe zemërgjera për imigracion, të ndërthurura në politikat e qeverive. Në Stockholm, periudha gjatë së cilës qyteti gumëzhinë, shndërrohet në një parakalim shumetnik dhe shumëreligjioz.
Norvegjia, selia e çmimit Nobel për Paqe dhe Suedia, kanë qenë shtete krenare të strehimit të azilkërkuesve nga zonat e konfliktit, duke pranuar gjatë viteve të fundit me dhjetëra mijëra afganë dhe irakianë, e gjithashtu edhe somalezë dhe njerëzit që kanë ikur për shkak të luftërave në Ballkan, në vitet e 90-ta. Shprehjet publike të racizmit janë një tabu, i cili thyhet rrallë.
Por tani, në rajonin i cili harmoninë shoqërore e konsideron si një prej vlerave të veta më të rëndësishme, ekzistojnë tendosje racore, të cilat kërcënojnë të destabilizojnë këtë baraspeshë, të vendosur me kujdes.
Partitë e djathta dhe ato kundër imigracionit kanë shënuar forcim të jashtëzakonshëm në Skandinavi gjatë viteve të fundit.
Vitin e kaluar, partia e djathtë, Demokratët Suedezë, hyri për herë të parë në parlament, me gjashtë për qind të votave. Partia e djathtë e Progresit në Norvegji tani është partia e dytë më e fuqishme në vend, duke fituar 22.9 për qind të votave në vitin 2009. Partia Popullore në Danimarkë pothuajse ka dyfishuar që nga viti 1998 praninë e saj në parlament, duke u ngritur nga 13, në 25 ulëse. Finlandezët e Vërtetë lanë këtë vit gojëhapur Evropën, pasi fituan 41 ulëse, për dallim nga gjashtë, sa kishin më parë.
Në momentin kur ka filluar të shtohet popullariteti i këtyre partive, edhe retorika e tyre është ashpërsuar-duke nxitur frikën se retorika kundër imigrantëve mund të ndezë imagjinatën e ekstremistëve në një rajon, i cili shpesh është përballur me aksione vrastare të individëve me ideologji të tillë.
Në veçanti suedezët janë të vetëdijshëm për lëndueshmërinë nga sulmet e tilla, duke kujtuar vrasjet e kryeministrit Olof Palme dhe të ministres së Jashtme, Ana Lindh-që të dy të vrarë në qendër të Stokholmit-dhe John Ausoniusin, i cili në vitet e 90-ta kishte ndërmarrë një seri të sulmeve kundër imigrantëve.
Sulmet e vitit të fundit në Malme, ku u vra një person dhe u plagosën 10 të tjerë, është incidenti i fundit në radhë.
I dyshuari 39 vjeçar, Peter Mangs, frikësohej se imigrantët janë duke e pushtuar vendin dhe sikur edhe Breivik, ai ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke lexuar faqet e ekstremistëve në internet.
Ekspertët frikësojnë se retorika e ekstremit të djathtë mund të shërbejë si një nxitje për një të çmendur, i cili thjeshtë kërkon një justifikim për të vrarë.
Në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, një pjesëtarë i Demokratëve Suedezë shkroi në blogun e tij:”Vendosni një plumb mes syve të imigrantëve, futni ata në thes, vulosni atë dhe dërgoni në shtëpi”. Kjo parti fitoi 6 për qind të votave në zgjedhjet kombëtare.
Partia Popullore e Danimarkës, në vazhdimësi e zbulon anën e saj të errët, me udhëheqësen Pia Kjaersgaard, e cila dikur pat cilësuar qytetet suedeze si “Bejrute të Skandinavisë”.
Është e vështirë të kuptohet se çfarë e motivon të djathtën ekstreme në Skandinavi.
Disa prej grupeve më ekstreme në Skandinavi kanë shpalosur një egërsi më të madhe, që nga vrasjet në Norvegji.
Pas sulmeve, Michael Ellegard nga radhët e partisë Frit Denmark, theksoi se organizata do të vazhdojë trajnimin e pjesëtarëve të saj në qitje, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të mbrojnë vetën nga “hajnat dhe myslimanët”, kanë njoftuar mediet lokale.