Japonia heq dore nga programi berthamor

Japonia tashmë është përqendruar tek energjia e rinovueshme. 18 muaj pas incidentit të tmerrshëm në Fukushima, Tokio promovon strategjinë e re energjitike kombëtare. Sipas informacioneve të para në të ardhmen e vendit do të ketë një heqje dorë nga programi bërthamor dhe do të çmontohet në një hapësirë kohore prej 30 vjetësh të gjitha qendrat bërthamore. Pas Gjermanisë dhe Zvicrës, Japonia është vendi i tretë që ka zgjedhur rrugën e energjisë së pastër. Kryeministri I vendit, Noda ka inaguruar zyrtarisht fazën e lamtumirës ndaj teknologjisë bërthamore që do të zgjasë deri në vitin 2040. Objektivi ëshët trefishimi i përdorimit të energjive të rinovueshme, duke arritur deri në 30 për qind përveç se të vazhdohet në procesin e përmirësimit të konsumit të energjisë. Ana tjetër e medaljes është shtimi i importit të naftës, karbonit dhe gazit natyral, që sipas llogaritjeve të para do të shkojë deri në 40 miliardë dollarë. Ndërkohë Tokio do të ndërmarrë tre hapa kryesorë: nuk do të ndërtohet asnjë reaktor i ri, ata që kanë më shumë se 40 vjet që janë ndërtuar do të çmontohen dhe nuk do të rivihen në punë impiantet e pezulluara pa përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.