Sezoni artistik ne Teatrin Kombetar

Drejtori i Teatrit Kombëtarë, Kristaq Skrami na bën me dije se drama fituese në konkursin e dramës shqipe “Ëndrra e Ismail Qemalit” që mban autorësinë e Bashkim Kozelit do të vihet në skenë nga regjisori Spiro Duni. Ndërkohë që Skrami thotë se në kuadër të 100 vjetorit do të zhvillohet edhe festivali mbarëkombëtar ku do marrin pjesë trupa nga hapësira mbarëshiptare.
Pas shpalljes së veprës fituese në konkursin e dramës shqipe e pjesës “Ëndrra e Ismail Qemalit” që mban autorësinë e Bashkim Kozelit, drejtori i Teatrit Kombëtarë Kristaq Skrami na bën me dije se kjo pjesë do të vihet në skenë nga regjisori Spiro Duni dhe është pikërisht kjo dramë, premiera e parë e këtij sezoni
Ndërkohë që Skrami na njeh edhe me një konkurs tjetër të rëndësishëm siç është festivali mbarëkombëtar ku do marrin pjesë trupa nga hapësira mbarëshiptare
Ndërsa sezoni artistik do të vijojë me pjesë të repertorit të teatrit siç janë “Doktor Shuster” dhe “Henri i VI-të”.