E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ethnomenon” me befasi

Njëri prej rep grupeve më të njohura kosovare “Ethnomenon” është duke u përgatitur që të prezantojë tri hite gjatë kësaj vere.

Grupi, i cili udhëhiqet nge Genc Prelvukaj dhe Milot Hasanxhekaj, që të tria këto hite pritet që t’i realizojnë në bashkëpunim me disa këngëtarë të rinj, ku njëra prej tyre pritet të jetë më e dëgjuara.

“Jemi duke përgatitur një këngë me një këngëtare të re që quhet Dafina, ndërkaq këngë të tjera janë bashkëpunime me DJ Blunt. Kënga e tretë, që do të realizohet edhe sivjet si ‘singel’, është një bashkëpunim i joni me Lil Same’”, ka thënë për Rozë, Miloti, anëtar i Ethnomenon.

“Ethnomenon”, të cilët vitin e kaluar realizuan albumin e tyre më të njëjtin emër, me ç’rast thanë se kanë ndryshuar edhe emrin e tyre nga Etno Engjujt sikurse kanë qenë më parë, deri tani kanë pasur një sërë suksesesh me albumet e tyre.

Ata njëherësh mbajnë rekordin për albume të shitura, pasi që albumi “Vitamina E” në të cilën gjendej kënga “Albanian”, ishte shitur në më shumë se 50 000 kopje në tregun kosovar.

Genc Prelvukaj, pas albumit të fundit kishte provuar vetën edhe në politikë, por në këtë fushë nuk arriti suksesin që e kishte menduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›