Zbret sot Holanda. Italia luan mes kritikave dhe dyshimeve

Hollanda do te beje sot ne oren 13:30 debutimin e saj në grupin E te Botërorit, edhe pse pa nje prej lojtareve me te rendesishem Arjen Robben. Mesfushori i Bayern Mynih nuk do të luajë në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, për faktin se tekniku Bert Van Marvijk ka preferuar të mos rrezikojë lojtarin më të rëndësishëm të skemës së tij. Në Soccer City të Johannesburg, tulipanët do të kërkojnë edhe fitoren e parë të turneut, ndërsa probleme nuk ka për aplikimin e treshes mbështetse për sulmuesin e vetëm Robin Van Persie. Kuyt në të djathtë dhe alternimi i Van Der Vaart dhe Shnajder në qendër dhe krahun e majtë, është zgjedhja e van Marvijk.
Danimarka prezantohet si gjithnjë – skuadër e fortë që nuk duhet nënvleftësuar. Formacioni i Morten Olsen bazohet mbi kolektivitetin dhe lojën si skuadër, por ka edhe kualitet. Ne ndeshjen tjeter te grupit E, Japonia do te luaje ne oren 16:00 kunder Kamerunit ne ndeshjen e dyte te dites se katert te Boterorit, Afrika e Jugut 2010.
Po sot Italia do te nise mbrojtjen e titullit kampion kunder Paraguait, por mbi skuadren e drejtuar nga Marcello Lippi bihen shume dyshime, përpos kritikave per zgjedhjen e lojtareve qe do te luajne ne finalet e Kupes se Botes. Tekniku, i cili drejtoi Italine ne triumfin e kater viteve me pare ne Gjermani i ka besuar perseri shume prej lojtareve qe arriten kete sukses, megjithëse tani ata kane me shume vite mbi supe. Kjo ka bere qe kampionet e botes ne fuqi te mos jene favorite ne Afriken e Jugut. Megjithate, kjo nuk shqetëson teknikun kampion Bote, i cili beson te skuadra e tij.
Nertan Prifti