E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia ndihmon Filarmoninë e Kosovës

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, priti të hënën zëvendësministrin e Jashtëm të Japonisë, Kazuyuki Hamada.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj dhe zëvendësministri Hamada nënshkruan një marrëveshje, përmes së cilës Qeveria japoneze ofron mbështetje për Orkestrën Filarmonike të Kosovës.

“Në këtë ditë historike, ne po nënshkruajmë, ose më mirë të themi, po bëjmë shkëmbimin e notave verbale për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje, e cila pikësynim ka mbështetjen e Filarmonisë së Kosovës me instrumente muzikore. Është pjesë e politikës së Jashtme që kultura, vlera dhe identiteti i Kosovës të jenë të mbështetura nga partnerët dhe miqtë tanë, sikurse është Japonia”, deklaroi Hoxhaj.

Pas nënshkrimit marrëveshjes, zëvendësministri Hamada theksoi se, Japonia është e nderuar që është pjesë e përpjekjeve historike të qytetarëve të Kosovës për të siguruar pavarësinë dhe rolin e ardhshëm për prosperitet dhe ndërtim të paqes.

“Kosova dhe Japonia janë bashkë në përpjekjet dhe ambiciet për të promovuar paqen. Duke ndjekur një ngjarje kaq historike, ne i bëjmë respekt popullit të Kosovës”, tha ai, derisa theksoi se kultura, respektivisht muzika dhe arti, kanë një ndikim universal për të ardhmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›