E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Langojtë” të enjten në Mitrovicë

Komedia “Langojtë” e shkruar nga Avni Shkodra, që inspirohet nga jeta e përqeshjeve të dukurive negative dhe e interpretuar nga aktorët Blerim Peci, Fehmi Ferati, Xhejlane Tërbunja etj, të cilët ruajnë sekretin e identitetit të personazhit, që për spektatorin është një kureshtje shtesë për ta përcjellë me shumë vëmendje rrjedhën e ngjarjes, do të prezantohet të enjten para artdashësve mitrovicas nga Teatri Profesionist i Mitrovicës.

Mirsad Ferati, drejtor i Teatrit Profesionist në Mitrovicë, ka thënë për Kosovapress se puna që po bëhet në teatër për shfaqje të reja, është vetëm vazhdimësi e angazhimit dhe përkushtimit të të gjithëve në këtë teatër.

“Këtë e dëshmon angazhimi pa dallim që po bëhet rreth komedisë ‘Langojtë’, e cila vërtetë pasqyron një punë të madhe për të ardhmen”, ka theksuar Ferati.

Ndryshe, shfaqja në regji të Fatos Berishës dhe e interpretuar nga aktorët profesionistë, përveç Mitrovicës do të shfaqet edhe në qendrat tjera të vendit, ndërsa është mbështetur nga MKRS-ja dhe departamenti i kulturës në Mitrovicë. /kosovapress/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›