Japonia pergatitet per te shkaterruar satelitin e Korese se Veriut
Japonia deklaroi se kishte njoftuar forcat e armatosura per t'u pergatitur per interceptimin dhe shkaterrimin e satelitit te Korese se Veriut, nese do te behej leshimi i saj .
Pheniani ka lajmeruar leshimin e nje sateliti mes datave 4-8 prill dhe mund te kaloje edhe ne hapesiren ajrore japoneze.
Kam nxjerre urdherin per t'u pergatitur per shkaterrimin e çdo objekti qe mund te bjere mbi territorin japonez si pasoje e nje aksidenti te mundshem nga leshimi i nje objekti fluturues nga Koreja e Veriut'', deklaroi ministri japonez i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada.