E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kerkon shkaterrimin e Al Kaedes ne Afganistan

Presidenti amerikan, Barack Obama do te njoftoje gjate dites nje strategji qe ka si qellim te eliminoje rrjetin e al-Kaedes ne Afganistan dhe Pakistan, ndersa kerkon objektiva te sakte per te matur perparimet e arritura ne terren. Gjithashtu ai do zyrtarizoje dergimin e 4 mije 200 trupave shtese , por edhe dergimin e nje numri te madhe civilesh. Siç raportojne korrespondentet e huaj, Uashingtoni eshte perfshire ne nje analize intensive te politikes amerikane ne Afganistan gjate dy muajve te fundit. Tani presidenti do beje te ditur pikepamjen e tij ndaj konfliktit qe ka hyre ne vitin e tete te luftes, te cilen komandantet amerikane thone se nuk po e fitojne. Zyrtaret e Obames kane dale ne perfundimin se problemi i madh brenda Afganistanit ka qene mungesa jo e duhur e burimeve dhe mungesa e strategjise. Largimi me i madh nga stratetegjia e Bushit duket se do te jete bashkepunimi me fqinjet dhe ne veçanti Pakistanin .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›