Spanja: Tërheqja e trupave pa marrëveshjes
Bruksel - Spanja ka vendosur të tërheqë trupat e saj nga Kosova, në marrëveshje me anëtarët e tjerë të NATO-s, deklaroi zëdhënësja e Aleancës Veri-Atlantike, Carmen Romero. "Të dyja palët bien dakord që rirreshtimi të bëhet në mënyrë të koordinuar, progresive dhe fleksibile”, ka deklaruar Romero, menjëherë pas përfundimit të takimit të zhvilluar midis sekretari të përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, dhe ministres së Mbrojtjes së Spanjës, Carme Chacon, në Bruksel.
Chacon, duke e vlerësuar takimin si “konstruktiv”, ka shpjeguar arsyet e vendimit të Madridit për t’i tërhequr 630 trupa spanjolle nga Kosova, kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve. Ndërkohë Scheffer tha “do ta respektojë atë vendim”.
“Procesi i konsultimeve interne, ushtarake dhe politike pritet të vazhdojë brenda NATO-s”, ka thënë Romero. Megjithatë, ajo nuk ishte në gjendje të tregonte nëse Spanja tashmë ka përcaktuar datat kur do të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga Kosova. Vendimi i qeverisë spanjolle, për tërheqjen e trupave të saj nga Kosova, shkaktoi kritika gjer në radhët e Organizatës së NATO-s.