E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia përpiqet të shmangë katastrofën bërthamore

Tymi dhe avulli përsëri kanë dalë sot nga reaktorët e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami në centralin bërthamor Fukushima në Japoni.

Teksa situata në reaktorin mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet"

Amano megjithatë shtoi se duhet të rishqyrtohet roli i agjencisë në sigurinë bërthamore.

Punonjësit në Fukushima përpiqen të ftohin reaktorët për të shmangur rrezatimin e lartë, ndërsa inxhinerët arritën të lidhin kabllot e energjisë elektrike te reaktorët.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se radioaktiviteti në udhqim është më i madh se  ç`mendohej më parë.

Policia ka deklaruar se mbi 8.900 persona kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami, ndërsa 12.600 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›