E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pres. Obama do te vizitoje Polonine ne kuader te nje turneu evropian

Presidenti Barak Obama do te shkoje per vizite ne Poloni ne kuader te nje turneu evropian.

Shtepia e Bardhe njoftoi sot se turneu evropian nga data 23 deri me 28 maj do te perfshije edhe Irlanden Britanine dhe Francen.

Zoti Obama kishte ne plan te shkonte ne Poloni vjet per te marre pjese ne ceremonite funebre te presidentit polak Leh Kazinski dhe te shoqes Maria pas aksidentit ajror qe la te vrare 96 vete. Udhetimi u anulua pas shqetesimeve per sigurine e fluturime si rezultat i hirit vullkanik qe mbuloi nje pjese te madhe te Evropes.

Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thane se gjate vizites ne Poloni presidenti Obama do te takohet me presidentin Bronislav Komorovski dhe kryeministrin Donald Tusk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›