Japonia shpresat te Honda për të mundur Paraguajin
Japonia ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes kundër Paraguajit që do të zhvillohet në Pretori. Asnjë skuadër aziatike në një Kupë Bote nuk ka mposhtur asnjë skuadër të Amerikës së Jugut, por Japonia vjen e fortë pas fitores së bukur tre me një kundër Danimarkës.Trajneri i Samurajve blu Takeshi Okada ka deklaruar se Paraguaji është një skuadër e fortë në mbrojtje dhe më sulmues të mirë. Sipas trajnerit Okada Paraguaji është një skaudër e mirë në kompleks, por ai është i sigurtë që nëse futbollistët e tij japin 100 për qind Japonia do të kualifikohet për më tej. Okada shpreson që lojtarët e tij të japin më të mirën si nga ana mentale ashtu edhe nga ajo fizike. "Japonia është cilësuar si një nga surprizat e Botërorit me trajnerin Okada dhe Keisuke Hondën. Hondën e dallon nga lojtarët e tjerë të sulmit të Japonisë se ai shënon gola deciziv dhe Samurajt presin një gol të tillë edhe ndaj Paraguajit .
Në fakt Japonia nuk ka qenë në një gjendje të mirë përpara Botërorit dhe trajneri Okada për pak sa nuk ka dhënë dorëheqjen, por dy fitoret kundër Kamerunit dhe Japonisë i ka dhënë besim skuadrës.