Amerikanët kundër vazhdimit të misionit në Afganistan
Një pjesë e mirë e opinionin publik amerikan është kundër vazhdimit të misionit ushtarak në Afganistan.Në një sondazh të publikuar nga e përditshmja prestigjoze amerikane "Usa Today" 58 % e amerikanëve shprehen pro nisjes së tërheqjes prej Afganistanit vitin e ardhshëm. Rregullisht, pothuajse në të gjitha sondazhet që janë zhvilluar në SHBA në lidhje me përfundimin e misioneve ushtarake në Afganistan, opinioni publik është shprehur në favor të këtij fakti. Madje edhe vetë presidenti amerikan Barak Obama ka humbur shumë nga popullariteti i tij për shkak të vazhdimit të misioneve ushtarake në Afganistan edhe në Irak gjithashtu.
Në sondazhin e "Usa Today" ishtë përfshirë edhe dorëheqja e gjeneralit Stenli MeKristal nga posti i komandantit të forcave aleatë në Afganistan, ku një mazhorancë prej 53 % e kanë mirëpritur gjestin e ushtarakut të lartë amerikan.
Opinioni publik amerikan e konteston misionin në Afganistan edhe për shkak të kostos së madhe financiare që mbart ky mision. Ndërkaq, gazeta "ëall Street Journal" në një shkrim të sajin shprehet se rreth 3 miliard dollarë ndihma të derdhura nga SHBA dhe Aleatët në Afganistan janë vjedhur prej zyrtarëve afganë duke u eksportuar jashtë vendit.