Japonia, trajneri Moriyasu: Të harrojmë Gjermaninë

“Në fakt, më duket se është e vështirë që suksesi të mos na bëjë të çmendemi. Ne e mundëm Gjermaninë, është e vërtetë. Falë edhe faktit që kemi lojtarë nga Premier League, Bundesliga dhe liga të tjera evropiane. Kjo na dihmoi shumë. Një nivel historik, është një rezultat i jashtëzakonshëm. Lojtarët e morën natyrshëm. Ndeshja tjetër do të jetë e rëndësishme. Ne fituam, por tani duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë dhe ta harrojmë atë fitore”.
Kështu është shprehur trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, në prag të ndeshjes kundër Kosta Rikës. “Jam i sigurt se Kosta Rika do të luajë siç e presim. Ne do të bëjmë më të mirën, ata janë gati të japin gjithçka. Le të shohim se si do t’ia dalin. Ata kanë nevojë për fitore dhe ne duhet të jemi solidë në mbrojtje nëse na sulmojnë. Sipas sugjerimit të tyre, ne do të përshtatemi. Shpresoj të fitojmë”.