E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Neymar tregon këmbën e fryrë në rrjetet sociale

Botërori i Neymar mbetet në rrezik të madh, duke parë foton e publikuar nga vetë sulmuesi në profilin e tij në Instagram. Një pamje që tregon se kyçi i këmbës mbetet shumë i fryrë disa orë pas dëmtimit të ligamenteve të pësuar në ndeshjen kundër Serbisë. Brazili shpreson ta gjejë sërish për fazën finale, në të cilën duhet të rikthehet, siç raporton mjeku i Seleçaos. Edhe vetë sulmuesi i Paris Saint-Germain tregon se nuk e ka humbur dëshirën për t’u rikuperuar sa më shpejt: “Le të shkojmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›