Japoni,çelet festivali i akullit
Pavarësisht temperaturave të ulëta të dimrit, festivali japonez i dëborës i njohur ndryshe me emrin festivali i Saporos, është çelur në Japoni të enjten. Në të marrin pjesë artistë nga e gjithë Japonia, por edhe vende të tjera dhe është një ndër aktivitetet më të mëdha të Japonisë përsa i përket pjsëmarrjes së turistëve. Festivali zhvillohet në pjesën më veriore të ishullit japonez, Hokaido. Këtë vit, ekstravaganca e skulpturës së akullt, një aktivitet i nisur 60-të vjet më parë, është paraqitur tek skulptura nga Koreja e Jugut me emrin "Namdaemoni" e cila ka tërhequr më së shumti vemendjen e shikuesve. Harku i "Namdaemonit" është një portë historike në Seul e cila është rrënuar vitin e kaluar. Festivali i Saporos i cili zgjat një javë, është celur në qendër të kësaj zone me të njëjtin emër. Në këtë festival marrin pjesë artistë të grupmoshave të ndryshme. Gjiathashtu një tjetër, skulpturë që tërhoqi vemendjen e turistëve, por jo vetëm, ishte një punim për lojërat olimpike të Tokios në 2016-ën. Mijëra ton dëbore janë skalitur dhe gdhendur duke prezantuar më pas skulptura gjigande dhe shumë tërheqëse për syrin e njeriut. Disa prej tyre kanë arritur një lartësi prej 15-Të metrash. Skulptura të tjera kanë prezantuar imazhe apo karaktere të walt Disney. Përgatitjet për 209-të skulpturat e akullta kanë nisur rreth një muaj më parë.