E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonine e pret nje lufte e gjate ne krizen berthamore

Lajme te tjera te zymta nga centrali i demtuar rende ne Japoni Fukushima operatori i centralit Tepco konfirmoi nje te care ne truallin prej betoni te reaktorit 2 prej se ciles ne det derdhet uje i ndotur me radioaktivitet. Sipas autoritetit japonez per mbikqyrjen e energjise berthamore kjo eshte arsyeja pse rrezatimi i zones detare perreth centralit berthamor eshte 4000 here me i larte se vlera e lejuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift arjet ne bazamentin e reaktorit ne Fukushima pergjegjese per radioaktivitetin ne det. Indinjate dhe zemerim

Ne ajrin mbi te caren ne reaktor jane matur vlera rrezatimi radioaktiv prej 1000 milizivert ne ore beri te ditur autoriteti japonez per sigurine e enrgjise berthamore. Vlera normale eshte 1 deri 10 milizivert ne vit. Ministri e Shkencave publikoi vlera jodi ne det rreth 40 kilometra larg centralit berthamor te demtuar dy here me te larta se sa vlera e lejuar. Peshkataret japoneze reaguan me indinjate dhe zemerim ndaj njoftimeve. fare do te behet tani me ne citonte gazeta Jiji Press nje peshkatar.

Perpjekja per te mbyllur me beton te caren sipas njoftimeve ne medie rezultoi pa sukses. Per shkak te sasise se madhe te ujit betoni nuk arrin te ngurtesohet. Tepco njoftoi se ne reaktoret e tjere nuk jane gjetur carje. Ne luften e tij te deshperuar kunder katastrofes berthamore ofruesi me i madh aziatik i energjise do te vere ne perdorim edhe punonjes nga firma te tjera te cilet jane te gatshem te kryejne pune vecanerisht te rrezikshme per nje shperblim deri 3.500 euro per turn. Nje punonjes i centralit berthamor tregoi per kushtet e veshtira te punes ne Fukushima. Keshtu per shembull nuk ka sasi te mjatuefshme cizmesh te cilat punonjesit mund ti veshin siper kepuceve te tyre tha per gazeten Mainichi punonjesi i cili deshi te mbetej anonim. Keshtu punetoret jane te detyruar te perdorin qese plastike te cilat i fiksojne me shirita ngjites.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Westerwelle ne konference shtypi me homologun japonez Takeaki Matsumoto. 02.03.2011 Gjermania desheron te ndihmoje

Gjate nje vizite te shkurter ne Tokio ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle premtoi ndihme ne rindertimin ekonomik. Edhe ne kete drejtim Japonia mund te mbeshtetet tek Gjermania si partner tha Westerwelle pas nje bisede me homologun e tij Takeaki Matsumoto. Ne ofruam ndihme por nuk do te ushtrojme presion. Japonia eshte vete nje vend shume i suksesshem dhe krenar tha ministri gjerman. Deri tani Gjermania ka livruar rreth 220 tone mallra ndihme nder to edhe nje pompe speciale e cila ndihmon per ftohjen e reaktoreve. Matsumoto premtoi masen me te larte te transparences ne sqarimin e katastrofes se reaktoreve.

Kryeministri japonez Naoto Kan ne fundjave vizitoi per here te pare zonen e katastrofes ne verilindje te Japonise e cila tri jave me pare u godit nga termeti me i rende ne historine e vendit dhe nga nje cunami shkaterrimtar. Deri tani numri i viktimave ka shkuar ne 12.000 me shume se 15.000 njerez rregjistrohen te humbur. Dhjetera mijera vete ndodhen ende ne strehime emergjence. Kryeministri Kan iu drejtua te mbijetuarve dhe forcave te shpetimit me fjalet Do te jete nje rruge e gjate por qeveria eshte prane jush.

Autor Christian Walz / Eliana Xhani dapd dpa rtr
Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›