A paraqet jodi radioaktiv rrezik per Paqesorin

Prej ditesh autoritetet japoneze po marrin mostra nga ujrat e detit direkt para bregut si dhe ne nje linje paralel me bregdetin ne thellesi 30 km. Informacionet nga keto matje nuk jane te mjaftueshme per te bere vleresim te besueshem te gjendjes thote Dr. Paul Johnstone drejtues i laboratorit kerkimor te Greenpeace ne Universitetin Exeter
Ne dispozicion jane shume pak rezultate matjesh per te parashikuar sa i madh dhe sa i perhapur mund te jete problemi me ndotjen radioaktive te detit. Megjithate mostrat e marra deri tani mjaftojne per te pare se ne det eshte duke u zhvilluar nje problem. Masat e marra per kontrollin nuk jane mjaft intensive per te identifikuar dimensionin e problemit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sellafield
Diten e enjte 31.3. ne det u maten gjurme te jodit radioaktiv 131 qe i kalojne vlerat e lejueshme 4 mije here. Shkencetari britanik Johnstone thote
Jodi 131 ka kohe shperberjerje me te shkurter prandaj nuk eshte aq shqetesues sa substancat e tjera radioaktive. Por ka shume mundesi qe cezium 137 ose pluton te shfaqen ne ujrat e detit sic eshte pare tashme ne toke. Ne duhet te hetojme sakte cfare ka ndodhur atje dhe si ndikon radioaktiviteti ne ujrat e detit mbi peshqit ne rajon. Pastaj mund te fillojme te marrim masa mbrojtese. Ka mundesi qe te mos ekzistojne rreziqe per shendetin por ne duhet fillimisht te arrijme ne kete perfundim pasi te kemi bere kontrollin e situates.
Studime te pergjithshme ne rajone te caktuara per impiantet e riperpunimit ne Sellafield te Anglise veriore dhe ne Cap de La Hague te Frances u japin eskperteve informacione per perhapjen e substancave radioaktive ne det.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peshkim Japoni
Ne e dime per shembull qe cezium 137 mund te transportohet me ujrat e detit ne distanca te medha. Gjurme te ceziumit jane gjetur ne ujrat arktike ne Sellafield. Ceziumi qendron zakonisht ne forme te shperbere ne uje. Kur ne uje perfundon plutoni atehere ky kthehet ne problem per zonen perreth sepse sedimenton atje. Sipas mendimit tone ne rajon do te kete probleme me peshkun. Prandaj vezhgimet duhet te behen me intensivisht.
Johnstone eshte i shqetesuar nese transporti i substancave radioaktive ndodh edhe ne pjese te tjera te tokes nepermjet Oqeanit Paqesor.
Autor Irene Quaile/Aida Cama
Redaktoi Auron Dodi