Jashari: Parlamenti i Kosovës të zgjedhë Avokatin e Popullit
Ushtruesi i detyrës së Avokatit të popullit në Kosovë, Hilmi Jashari
kritikoi parlamentin e Kosovës për zvarritjen e procesit të zgjedhjes
së drejtuesit të këtij institucioni. Në një bisedë për Zërin e
Amerikës, zoti Jashari tërheq vërejtjen për gjendjen ende jo të
kënaqshme të të drejtave të njeriut në Kosovë. Këtë javë parlamenti
anuloi konkursin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke nxitur
shqetësimin e organizatave humanitare por edhe përplasje ndërmjet
partive politike.