E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do You Know", albumi i parë kantri i Xhesika Simpsonit

Nga viti 1999 në vitin 2006,  Xhesika Simpson, nxorri katër albume me muzikë pop, nga të cilët u shitën 14 milionë kopje në gjithë botën.  Vitin e kaluar ajo u kthye në Teksas për të incizuar albumin e saj të parë me muzikë kantri.   Dhe ky është albumi "Do You Know", nga i cili kemi zgjedhur këngën "Come On Over", që është e dhe interpretimi i parë i Xhesikës në këtë zhanër muzikor dhe u rendit në 20 këngët më të mira kantri në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. 

"Come On Over" 

Xhesika kontriboi edhe vetë në kompozimin e 8 nga 11 këngët e albumit  "Do You Know".  Ajo bashkëpunoi me disa nga kompozitorët më të famshëm të Neshvillit si Hillari dhe Kris Lindsi, Troi Verxhia dhe Rejçëll Proktor. 

Edhe Dalli Parton e ndihmoi Xhesikën me disa këngë.  Këngën e titullit të albumit, "Do You Know", ajo e këndon pikërisht me Dalli Partonin.  Ta dëgjojmë

"Do You Know"

Me albumin "Do You Know", Xhesika hynën në listën e shumë këngëratëve të famshëm të muzikës pop që kanë kaluar në interpretimet e kantrit, si Martina MekBrajd, Reba MekEntajër, Shania Tuein dhe Feith Hill.  Përsëri nga albumi  "Do You Know", të dëgjojmë Xhesika Simpsonin me këngën e saj të re, "Remember That".//iç//

"Remember That"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›