E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali i paparashikueshëm

Mesfushori Santi Cazorla ka pranuar se Arsenali duhet të zgjidh formën e paparashikueshme nëse dëshiron të paraqet sërish kandidaturën për titull në Premierligë. Gjiganti londinez u mposht 0-2 në shtëpi nga Swansea të shtunën, duel që përfundoi me vërshëllimat e tifozëve vendas.

Ekipi i Arsene Wengerit është aktualisht i dhjeti në tabelë, pesë pikë më pak se katër pozitat e para, por 15 prapa liderit Manchester United.

Dhe, pas barazimeve dëshpëruese kundër Aston Villës dhe Fulhamit në dy duelet e kaluara, reprezentuesi spanjoll Cazorla beson se Arsenali duhet të fillojë të radhit fitore. “Ne nuk e dimë se ku qëndron problemi”, deklaroi Cazorla për Mail on Sunday.

“Është e vërtetë se jemi të paparashikueshëm, na mungon vazhdimësia. Besoj se për të konkurruar për titull në Premierligë, nuk guxojmë të bëjmë sërish këso gabime. Merrni shembullin e ndeshjes kundër Fulhamit, ne ishim në epërsi 2-0. Nuk mund tua barazojnë brenda pesë minutave. Ato pikë nuk kthehen prapa. Pastaj shikoni Cityn, Unitedin dhe fitoret e tyre. Këtu qëndron dallimi. Për të luftuar për titull, duhet të fitojmë pikë kundër këtyre skuadrave ndaj të cilave kemi gabuar”, u shpreh Cazorla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›