E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj në Shkup: Mbrojtja e Ohrit, prioritet i bashkëpunimit Shqipëri–Maqedoni e Veriut

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Mbrojtja e Liqenit të Ohrit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e mjedisit ishin në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, në Shkup.

Takimi u zhvillua në kuadër të takimit rajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve përgjegjës për Integrimin Evropian.

Jaupaj bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te zbatimi i rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, si një pasuri natyrore dhe kulturore që bashkon dy vendet.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimin e projekteve konkrete ndërkufitare në zonën Korab–Koritnik dhe Malin e Sharrit, si dhe për menaxhimin e mbetjeve dhe shkëmbimin e përvojave për modernizimin e këtij sektori sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Mbrojtja e natyrës nuk njeh kufij, ndaj bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për rezultate të qëndrueshme dhe për avancimin e përbashkët në rrugën drejt BE-së”, u shpreh Jaupaj.

1 nga 4

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›