Java 13, Tirana – Kastrioti 0-1

www.albania-sport.com – Mesfushori kroat Matko Djarmati me golin e tij në minutën e 13-të i dhuroi një trepikësh të artë Kastriotit në fitoren 1-0 ndaj Tiranës në kryeqytet, e dyta historike e krutanëve në 18 përballje me 24-herë kampionët e Shqipërisë.
Tirana, e cila luajti ndeshjen e fundit pa shikues, e nisi keq fazën e tretë, duke pësuar humbjen e 8-të në 23 ndeshje, pikërisht katër ditë përpara zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (9 mars), ku presidenti i saj, Refik Halili, është një nga tre kandidatët për kreun e qeverisë së futbollit, së bashku me dy rivalët e tjerë, Armando Duka (në kërkim të mandatit të tretë) dhe agjentit të njohur të FIFA-s, Rudi Vata (një aleat virtual i Halilit).
Në fakt, në tri përballjet sezonale midis dy skuadrave, Tirana është drejtuar nga tre trajnerë të ndryshëm në ndeshjet kundër Kastriotit.
Pas ndeshjes së fazës së parë (java 6), në barazimin 1-1 në “Qemal Stafa (Gjergji Muzaka shënoi për Tiranën; Klevis Roshi për Kastriotin) dha dorhëheqjen ish-trajneri kroat i Tiranës, Ilija Lonçareviç.
Në ndeshjen e fazës së dytë, të fituar 1-0 nga Tirana në Krujë me golin e Blerti Hajdarit (66’) në stolin bardheblu ishte Alban Tafaj (i pezulluar për një vit nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve në ndeshjen Tirana-Dinamo), ndërkohë që në takimin e fazës së tretë (të humbur 1-0, gol i Matko Djarmatit për Kastriotin), në bankinë ishte Devi Muka.
Tirana vazhdon të ruajë vendin e tretë në renditje e që të çon në kompeticionin e Ligës së Europës, por klubi rekordmen përsa i përket titujve (24 kampionate, 13 kupa) është eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nga Besa, duke bërë totalisht një sezon të dështuar.
TIRANA-KASTRIOTI
NDESHJET E KËTIJ SEZONI
Faza e parë
Java 6, 03.10.2009
Tirana-Kastrioti 1-1
Shënues: Gjergji Muzaka 50’/ Klevis Roshi 43’
Trajner i Tiranës: Ilija Lonçareviç
Faza e dytë
Java 17, 23.12.2009
Kastrioti-Tirana 0-1
Shënues: Blerti Hajdari 66’
Trajneri i Tiranës: Alban Tafaj
Faza e tretë
Java 23, 06.03.2010
Tirana-Kastrioti 0-1
Shënues: / Matko Djarmati 13’
Trajneri i Tiranës: Devi Muka
BILANCI HISTORIK
18 ndeshje; 8 fitore Tirana, 8 barazime, 2 fitore Kastrioti. Golaverazhi 30-12
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 06 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili