Morati: Deshiroj nje kontrate me te gjate per Murinjon
Presidenti i Interit, Masimo Morati theksoi se nuk do te deshironte qe trajneri Hoze Murinjo te largohej nje dite nga skuadra zikalter. Raportimet e fundit ne Spanje bejne me dije se Reali i Madridit deshiron qe te fitoje sherbimet e tij, por edhe ne Angli jane disa klube te interesuara per te pasur ne stolish-trajnerin e Ceslit. Pavaresisht zhurmes, presidenti Masimo Morati beson se portugezi do te qendroje ne "San Siro", edhe per shume kohe. "Murinjo ka nje kontrate me ekipin e Interit", - theksoi Masimo Morati. "Por pas kesaj, jam i sigurt se ai do te mbetet i lumtur. Gazetat flasin per karakterin e Murinjos, por harrojne se mbi te gjitha, ai eshte nje profesionist i madh. Ai kujdeset per cdo detaj, sado i hollesishem qofte ai. Murinjo fokusohet shume ne punen e tij dhe punon shume ne stervitje. Mendoj se ai i ka merituar te gjitha parate qe ka fituar ne baze te kontrates," - shprehet Masimo Morati. Portugezi, i cili udhehoqi Interin drejt titullin kampion, ne sezonin e pare te drejtimit te skuadres, do te jete ne kontrate me zikalterit deri ne qershor te vitit 2011.