Fabio Kapelo: Dera e hapur per Uejni Brixh
Trajneri i Anglise, Fabio Kapelo eshte shprehur se "dera do te jete gjithmone e hapur," per Uejni Brixh, me qellim qe lojtari te rikthehet serish ne arenen nderkombetare. Lojtari i mbrojtjes se Mancester Sitit eshte terhequr dhe nuk do te jete pjese e "Tre Luaneve", ne finalet e Kupes se Botes. Vendimi i tij erdhi pas marredhenies intime te Xhon Territ dhe
ish te fejuaren e tij, si dhe skandalit qe shpertheu ne radhet e kombetares angleze. Vendimi i Brixh lidhej me faktin se mbrojtesi nuk deshironte percarje ne radhet e ekipit anglez. Anglia do te luaje nje ndeshje miqesore me Egjiptin dhe para testit, trajneri Fabio Kapelo eshte shprehur se deshiron qe Brixh te rikthehet serish ne ekipin kombetar te Anglise: - "Kemi te bejme me nje problem privat, nuk eshte problemi im", - theksoi Kapelo. "Dera eshte gjithmone e hapur, nese Uejni Brixh deshiron te kthehet. Jo vetem me ate, por per te gjithe lojtaret. Ne po i monitorojme te gjithe para se te bejme perzgjedhjen". Kapelo foli edhe per gjendjen me te fundit te mbrojtesit Kol, i lakuar se nuk eshte ne forme. "Nje ndeshje me pare ai luajti shume mire. Kol duhet qe te luaje dhe te tregoje te njejtin nivel me shume se ne nje ndeshje, per te qene pjese e ekipit kombetar, ne te ardhmen", - perfundon Fabio Kapelo.