E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria me tetë stadiume me ndriçim “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë, “Skënderbeu” në Korçë, “Besa” në Kavajë dhe “Roza Haxhiu” në Lushnjë janë dhe stadiumet fatlume që do të përfitojnë nga një

Jo vetëm “Qemal Stafa” në Tiranë dhe “Loro Boriçi” në Shkodër do ta luksin e të pasurit projektorë ndriçimi, por edhe gjashtë stadiume të tjera do të kenë luksin të instalojnë brenda vitit të ardhshëm (2009) impiante ndriçimi. Një deklaratë e tillë është ripërsëritur nga presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, për televizionin “Alsat”.

Sipas bosit të topkëmbës shqiptare “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, “Niko Dovana” në Durrës, “Flamurtari” në Vlorë, “Skënderbeu” në Korçë, “Besa” në Kavajë dhe “Roza Haxhiu” në Lushnjë janë dhe stadiumet fatlume që do të përfitojnë nga një projekt me një kosto fillestare prej 1.5 milionë eurosh dhe do të financohet nga FSHF-ja, FIFA e UEFA si dhe pushtetet vendore.

Sipas presidentit të FSHF-së janë nënshkruar kontratat me pushtetet lokale. Në projektet e FSHF-së për vitin 2009 është edhe ndërtimi i 12 fushave stërvitore me bar artificial, një projekt që shkon deri në 3.4 milionë euro.

E Enjte, 27 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›