Java 14, Tirana – Gramozi 1-1Tirana hodhi një tjetër hap të gabuar duke shfaqur shenja të qarta krize rezultati.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Tirana hodhi një tjetër hap të gabuar në javën e 14-të të Kategorisë Superiore, duke barazuar 1-1 me modestët e Gramozit të Ersekës, dhe duke shfaqur shenja të qarta krize rezultati.
24-herë kampionët e Shqipërisë shënuan shumë shpejt në “Selman Stërmasi” falë një penalltie të realizuar nga kapiteni Devi Muka në minutën e 11-të, duke krijuar përshtypjen se ndaj debutuesve të Superligës do të realizonin një goleadë.
Gjërat u përmbysën me fillimin e pjesës së dytë, kur braziliani Markos Dos Santos fitoi një penallti, të cilën e realizoi po vetë në minutën e 48-të, duke vendosur ekuilibrat në fushë. Goli i parë sezonal i Markos Dos Santosit.
Edhe pse trajenri i Tiranës, Alban Tafaj, hodhi në fushë sulmuesin Migen Memelli, shifrat 1-1 mbeteshin të palëvizuara deri në fërshëllimën e fundit të Sokol Jarecit.
Për Tiranën, që vinte po nga një barazim 1-1 me Skënderbeun në javën e 13-të, ky ishte barazim i katërt sezonal, por tashmë diferenca me Dinamon kryesuese (fitoi 3-1 me Teutën në Durrës) shkoi në 17 pikë, çka mund të thuhet se e ka dorëzuar titullin kur kanë mbetur edhe 19 javë për tu luajtur.
Gramozi nga ana e tij realizoi barazimin e pestë sezonal dhe tashmë ndodhet në kuotën e 12 pikëve.
Kjo ishte përballja e dytë historike midis dy ekipeve: 1 fitore Tirana (1-0), 1 barazim.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14
12.12.2009
Shkumbini-Apolonia 3-0
Ilirjan Caushaj 6’ (p), Roland Dervishi 60’, Ilirjan Caushaj 62’
Tirana-Gramozi 1-1
Devis Mukaj 11’ (p)/ Marcos Dos Santos 52’ (p)
Teuta-Dinamo 1-3
Vangjel Mile 35’ (p)/ Bekim Kuli 9’, Rafael Soza 25’, Elis Bakaj 65’
13.12.2009
13:00 Flamurtari-Skënderbeu
13:00 Laçi-Besa
13:00 Vllaznia-Kastrioti
Numri i klikimeve - 914
E Shtune, 12 Dhjetor 2009