E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 14, Shkumbini- Apolonia 3-0Mesfushori Ilirjan Çaushaj, me dy golat e tij ishte dhe heroi i takimit

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Shkumbini realizon një fitore të pastër 3-0 dhe zhyt në krizë Apoloninë e Fierit. Peqinasit e drejtuar nga Kristaq Mile i dha një leksion të hidhur kolegut të tij te skuadra fierale, Hasan Lika, duke marrë hak edhe për ndeshjen e humbur në Fier në fazën e parë, 1-, pikërisht në debutimin e trajnerit beratas në stolin e Shkumbinit.

Mesfushori përmetar Ilirjan Çaushaj ishte dhe heroi i takimit pasi ish-lojtari i Dinamos e Flamurtarit realizoi një dygolësh në atë takim: në mintuën e 6-të me penallti dhe në të 62’ siguroi fitoren e çmuar të Shkumbinit. Roland Dervishi me golin e tij në minutën e 60-të e ngjiti skuadrën e tij në kuotën e 18 pikëve, vendi i 6-të, por Laçi dhe Kastriotit kanë nga një ndeshje më pak.  Apolonia tashmë, me barazimin e Tiranës, ra në vendin e katërt (21 pikë).

Për Shkumbinin kjo ishte fitorja e pestë sezonale, ndërsa për Apoloninë ishte humbja e pestë në 14 javët e para të kampionatit.

Kjo ishte fitorja e 12-të Shkumbinit në 26 ndeshje historike midis dy ekipeve. Apolonia ka 9 fitore, ndërsa 5 ndeshje janë mbyllur në barazim.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14

12.12.2009

Shkumbini-Apolonia 3-0
Ilirjan Caushaj 6’ (p), Roland Dervishi 60’, Ilirjan Caushaj 62’

Tirana-Gramozi 1-1
Devis Mukaj 11’ (p)/ Marcos Dos Santos 52’ (p)

Teuta-Dinamo 1-3
Vangjel Mile 35’ (p)/ Bekim Kuli 9’, Rafael Soza 25’, Elis Bakaj 65’

13.12.2009
13:00 Flamurtari-Skënderbeu
13:00 Laçi-Besa
13:00 Vllaznia-Kastrioti

Numri i klikimeve - 915
  E Shtune, 12 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›