E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 20, Flamurtari – Apolonia 2-0

(ALBANIA SPORT) – Flamurtari triumfoi 2-0 me Apoloninë e Firit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Dy golat e skuadrës vlonjate mbajnë firmat e mbrojtësit Elton Grami (21’) dhe sulmuesit Migen Memelli (41’). Kjo është fitorja e dytë rresht në harkun e katër ditëve e Flamurtarit, pas asaj kundër Besës (3-0). Flamurtari u ngjit në kutoën e 21 pikëve, duke lënë pas Gramozin (18) dhe Skënderbeun (15, një ndeshje më pak). Për Apoloninë kjo ishte humbja e 9-të në 20 javë.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›