E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 21, Bylis vazhdon marshimin titull

http://www.gazetaret.com/ - Bylisi vazhdoi marshimin e tij të sigurt drejt titullit kampion të Kategorisë së Parë, duke regjistruar fitoren e radhës, kësaj herë në Librazhd kundër Sopotit (2-0). Golat për formacionin e Ilir Spahiut mbajnë firmat e blerjeve dimërore: Popoviç dhe Stojkut.

Gramshi zbehu shpresat e Pogradecit në luftën për një vend në Kategorinë Superiore, pasi gramshiotët fituan 1-0 falë një goli të realizuar në minutën e 20-të nga ana e Çekrezit. Kjo ishte humbja e gjashtë e Pogradecit në 21 ndeshje.

Burreli dhe Besëlidhja ndanë nga një pikë në barazimin 2-2. Vogli (5’) dhe Neli (50’) shënuan për burrelasit, ndërsa për golat formacionin lezhjan u realizuan nga Ivanaj dhe Lamnica.

Kamza fitoi 1-0 në Memaliaj me një gol të realizuar një minutë përpara përfundimit të takimit nga ana e të zakonshmit, Klevis Dalipi. Me këto 3 pikë të arta (fitorja e 3-të në transfertë e kamzalinjve) skuadra e Perlat Mustës u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Ada e vendit të katërt.

Skrapari fitoi 1-0 “derbin e mbijetesës” kundër Turbinës, falë në eurogoli të realizuar nga rreth 35 metra nga ana e Beqollit në minutën e 65-të. Portieri i Turbinës u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht gjyqtarin kryesor Beqiraj.

Bilisht Sport fitoi 2-0 me Adën e Velipojës, që pësoi nga ana e saj humbjen e 8-të në transfertë. Golat e fitores për skuadrën e presidentit Meraku u realizuan nga Rustemi (28’) dhe Taçi (72’).

Të dielën luhet krysfida për vendin e dytë, Elbasani-Lushnja. Dy skuadrat ndajnë vendet 2 dhe 3: Elbasani, 41 pikë; Lushnja, 39 pikë.

Të hënën do të luhet Partizani-Luftëtari, teksa të kuqtë shpresojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, 3 të tilla rresht në katërt ndeshjet e fazës së dytë.


KATEGORIA E PARË
JAVA 21

Gramshi-Pogradeci 1-0
Burreli-Besëlidhja 2-2
Memaliaj-Kamza 0-1
Sopoti-Bylis 0-2
Skrapari-Turbina 1-0
Bilisht-Ada 2-0

Të dielën
Elbasani-Lushnja

Të hënën
Partizani-Luftëtari


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 06 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›