E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hanover i Lalës, fund serisë negative

Hanoveri i Altin Lalës i dha fund serisë negative në Bundesliga 1, duke fituar në 2-1 transfertë me Frajburgun (një ish-skuadër e dikurshme e Altin Rrakllit).

Kapiteni i Shqipërisë e nisi si titullar takimin, por u zëvendësua në minutën e 64-t nga autori golit të dytë Brugnkik (73’). Hanoveri kryesoi 1-0 me golin e Elson (63’), barazoi Abdesadki (70’).

Bokumi i Mërgim Mavrajt (karton i verdhë) humbi 4-1 me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Volfsburgun. Mainc 05 i Jahmir Hykës luan të dielën kundër Hofenhajmit, dhe po kështu Nuremberg i Albert Bunjakut (i pezulluar) me Bajer Leverkuzen.

Në Bundesliga 2, Frankurti i Jurgen Gjasulës (90 minuta) barazoi 1-1 në transfertë me Kaiserslautern.

Të premten, Tus Koblenc i Edmond Kapllanit (karton i verdhë) dhe Ervin Skelës (70 minuta) humbi 2-0 me Rot-Vajs Oberhauzen. Njazi Kuqi luajti 10 minutat e fundit, ndërsa Shqipran Skeraj 90 minuta të plota.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 06 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›